Gjykimi i tetorit
Faqe më faqe dy të mjera në rrënimin e tyre të ngurosur;
Ngrica e era s’i kanë stërvitur aspak ato, i kanë harruar;
Fëmijë të mjedisit memec.
Të rëna nga stinët kapërcyese e të rrasura aty në këmbë.
Kurrfarë buzësh për t’i zhvendosur ato, ora vërtitet.
S’do të ketë as përdhunim, as mllef.
E kush ecën kalon pa një shikim ndaj tyre, ndaj nesh.
Dy trëndafila të biruar thellë nga një unazë
Vënë pak guxim në habinë e tyre.
Humb jeta nga tjetër gjë veçse nga gjembat?
Edhe nga lulja, ditët e gjata e kanë ditur këtë!
Edhe dielli ka pushuar së qeni ai i fillimit.
Një natë, fund dite, gjithë rreziku, dy trëndafilat,
Si flaka nën mbulesë, faqja pranë faqes e vret atë._
_________________
No comments:
Post a Comment