Bëre mirë që u largove, Arthur Rimbaud!
Tetëmbëdhjetë vjetët e tua kundërshtuese ndaj shoqërisë, ligësisë, gomarllëkut të poetëve të Parisit, ashtu si ndaj zukatjes së bletëve të familjes ardenase pak të çvidhosur, ti bëre mirë që i hallakate në erën e vrullshme, që i flake mbi thikën e gijotinës së tyre të paturpshme. Ti ke pasur të drejtë për të braktisur bulevardin e kërmijve, baret popullore të pisse-lyres, për ferrin tënd të shtazëve, për tregtinë e finokëve dhe tungjatjetën e njerëzve të thjeshtë.
Ky vrull absurd i trupit e i shpirtit, kjo gjyle topi që arrin shenjën e saj duke e copëtuar atë, po, është atje jeta e një njeriu! S'mundesh, në mbarim të fëmijërisë, përjetësisht të mbysësh gjitonin tënd. Nëse vullkanet ndryshojnë pak vendin, llava e tyre përshkon zbrazëtirën e madhe të botës dhe i shpie asaj virtytet që këndojnë në plagët e saj.
Fragment nga, "Egërsi e mister".
______________________
Familja ardenase, është në Francë qarku i Ardennes, mbi lumin Mëz (la Meuse), që përshkon Francën, Belgjikën, Hollandën (950 km). Në këtë qark ndodhet lokaliteti i Charleville-Mézières, pikërisht vendlindja e Rembosë. Vendndodhja e familjes Rembo.
No comments:
Post a Comment