Gjumë në Lyperkalet
Të neveritur nga dita, të fshirë nga vështrimi ynë që ishte mundësia e tyre frytdhënëse, të ndaluarit e famshëm vinin me nxitim një nga një, pastaj me shumicë, si bankat tregtare të falimentuara në vendin e largët, që do riktheheshin në jetë duke kaluar marramenthi nga streha e tyre në tonën.
Ne mjaftoheshim, në shkëndijën e zjarrit të mesditës, të ndërtonim, të vuanim, të ndanim së bashku, të dëgjonim të regëtinte revoltën tonë, ne tani do të duronim, por durim në lebeti, duke u shkrirë me festën e duke besuar një kohë të gjatë suksesin e këtij rebelimi, pa marrë parasysh shuarjen e tij të menjëhershme.
Shkëlqimet e rinisë sonë, shkëlqime të ngjashme me të hardhucave vezulluese të nxjerra nga gjumi i tyre i zgavrave dredha-dredha; që prej asaj kohe të paduruara të arrinin udhëtarin kryesor të cilit ata i mbeteshin solidar.
__________________
Gjumë në Lyperkalet- Lyperkalet janë festat që bëheshin në Romën e lashtë, për nder të perëndisë Lupercus. Festa flijimi e spastrimi, më shumë të përgjakshme e të pasura. Të kujtojnë Saturnalet, festa më të harbuara gjatë të cilave skllevërit gëzonin më shumë liri, të përkohshme e të rrezikshme.
No comments:
Post a Comment