Friday, September 5, 2008

Tejzgjatje

Për çfarë vuan ti? Sikur të zgjohej në shtëpinë pa zhurmë ndikimi i një fytyre që një pasqyrë therëse arrinte ta mpikste. Sikur ti të çoje drejt grykës së tendosur tryezën antike me frutat e veta, kur llamba e sipërme e flakërimi i saj binin mbi një pjatë të errët. Sikur të ktheje përsëri në jetë ikjet në avullin e mëngjesit, në takim të rebelimit aq të shtrenjtë, ai që, më mirë se çdo shpirtmirësi, ka ditur të lehtësojë e të edukojë. Sikur të ndëshkoje, ndërsa e dashura jote fle, portën e lartë e rrugën që të çon aty.
Për çfarë vuan ti?
Për jorealen e pacënuar brenda reales së rrënuar. Për kthesat e saj të kuturisura rrethuar me thirrje e gjak. Për atë që ishte zgjedhur e nuk qe prekur, për bregun e kërcimit në tokën e fituar, për të tashmen moskokëçarëse që zhduket. Për një yll që i çmendur është afruar e që do të vdesë përpara meje.
________________
“Tejzgjatje” - zgjatje e një fenomeni (ndriçues, magnetik, etj.) pas zhdukjes së shkakut që e ka provokuar atë. Karakteristika e disa ndjesive për të mbijetuar mbasi ngacmimi është zhdukur. Tejzgjatje e imazheve pamore.


No comments: