Vegimi i gjilpërave
Ata e marrin për qartësi të qeshurën hileqare të terrinave. Peshojnë me duart e tyre mbeturinat e vdekjes dhe thërrasin: "Kjo s'është për ne."
Asnjë furnizim i çmuar nuk zbukuron grykën e gjarpërinjve të tyre të shtendosur.
Motra e tyre i mashtron ata, fëmijët e tyre i vjedhin, miqtë i përqeshin. Ata nuk dallojnë asgjë nga keqdashja e terrinës. Diamanti i krijimit a hedh flakërime të pjerrëta? Sakaq një ngasje për ta zbuluar. Ata nuk fusin në furrën e tyre, nuk vendosin në brumin e zbutur të bukës veç një grimë pothuaj dëshpërim gruri të pastër. Ata janë vendosur e lulëzojnë në djepin e një deti, ku janë kthyer në pronarë të akujve. Ti je paralajmëruar.
Në ç'mënyrë, nxënësi i dobët, të ndryshojë të ardhmen e të mënjanojë këtë flakë
kaq me pikëpyetje, kaq të lëkundur, të rënë mbi vështrimin tënd moskuptues?
E tashmja s'është veçse një lojë ose një kasaphanë shigjetarësh. Qysh atëherë besnik i dashurisë së tij si qielli ndaj shkëmbit. Besnik, i dezinfektuar nga mikrobet, por pareshtur bredhacak, duke mbajtur të fshehur vrapin e tij përmes gjithë hapësirës të treguar nga zjarri, mbështetur nga era; hapësira, thesar i kasapit, e përgjakur në një çengel.
_____________________
No comments:
Post a Comment