Pikëllimi i Nevons
Një hap vashe
Përkëdheli rrugicën,
Përshkoi kangjelen.
Në parkun e Nevons
Flenë karkalecat.
Bryma e bardhë e shtresat e breshrit
Përhapin vjeshtën.
Era vendos nëse
Gjethet do të rrinë për tokë
Më përpara se çerdhet.
(...)
Pjesa që ndajnë
Në testamentin e një të vdekuri,
ka thërmuar e shkatërruar
Lëndinën e pemët,
Përtacia e mpin hapsirën e vrenjtur
Të kopështit tim të Nevons.
Meqë duhet hequr dorë,
Nga ajo që s’ mund të buçasë,
Që shndërrohet në tjetër gjë
Kundër ose në anën e zemrës,
-Ta braktisësh atë çiltas,
Pastaj të dërrmosh shkorretet
Për të kërkuar pa e mbërritur
Atë që duhet të na shërojë
Nga sëmundjet tona të panjohura
Që mbartim kudo.
Fragment nga Fjala në arkipelag
________________
René Char nuk rreshti së lavdruari tokën e tij të lindjes, shtëpinë e Sorgue, ku do të rikthehet, gjatë gjithë jetës së tij, në realitet ashtu si në në shkrimet e tij ai do të ngushëllohet me freskinë e fëmijërisë së tij të Provansës.
Nevons - është shtëpia e familjes së tij. Poeti kujton dhimbjen e provuar gjatë ndarjes së trashëgimnisë, pas vdekjes së nënës së tij, që do të sjellë shitjen e shtëpisë.
Këngë bukolike dhe e mrekullueshme mbi humbjen e madhe, - nën titullin e origjinal, Për një violinë, një flaut e një jehonë. Kjo poezi nuk është futur e plotë në këtë vëllim.
No comments:
Post a Comment