Ngadalësia e së ardhmes
Mbi sa e sa dogma e akull duhet të kacavirresh për të gëzuar fatbardhësinë e që të zgjohet kuqërrimi mbi gurin e krevatit.
Midis atyre e meje ishte prej shumë kohësh si një gardh me shkurre, ku na lejohej të mblidhnim murriza të lulëzuar e t’i dhuronim ata. Asnjëherë më larg se dora e krahu. Ata më donin e unë i doja ata. Kjo pengesë për erën, ku rrëzohej gjithë forca ime, cila ishte? Një bilbil ma zbuloi atë, e pastaj një kërmë.
Vdekja në jetë është e papërputhshme, është e neveritshme;
vdekja me vdekjen është e arritshme, s’është asgjë, një bark frikacak zvarritet aty pa fërgëlluar.
Unë përmbysa murin e fundit, atë që rrethonte endacakët e borërave,
dhe shikoj - o prindërit e mi të parë - pranverë e shandanëve.
Forma jonë tokësore s’është veçse dy të tretat e një gjuetie të pandërprerë, një pikë, e përpjeta.
________________
No comments:
Post a Comment