Thursday, September 4, 2008

Shtresa ngjyrë okër

Nëpër një tokë kafe e pjerrësish të kuqërreme ne dilnim në rrugë. Timoni i dashurisë nuk na kapërcente, nuk dilte më fitimtar mbi ne. Ti hape dorën tënde e më tregove aty vizat. Por nata shtohej atje. Unë lëshova xixëllonjën e imët mbi vijën e jetës. Vite rrëzimesh ndriçuan papritur nën këtë llambë të gjallë e të vyshkur nga ne.
_________________

No comments: