Ceremonia mërmëritëse
Rex fluminis Sorgiae
Si një kunguese e gjunjëzuar duke zgjatur llambadhen e saj, akrepi i bardhë ka ngritur ushtën e tij dhe ka goditur në vendin e duhur. Befasia i fal atij dinakërinë e filiqet. Bah! Rrjedha e ujërave të fryra do kalojë mbi këtë tablo naive. Lulekambanat, burbuqet e arta do të zhduken nga zemra e livadhit.
Mbreti i verrishtës po vdes.
________________
“Rex fluminis Sorgiae”- mbreti i lumit Sorgue. Një komunitet prej afro treqind familje peshkatarësh e vendosi, përjetësisht, për të rregulluar të gjitha çështjet e vetë komunitetit, ruajtës i të drejtave të peshkimit gjatë bregut të lumit Sorgue, prej burimit deri të grykaja. (Emërimi i saktë figuron në një akt të 21 nëntorit 1485, ekzistues në bashkinë e Isle – sur – la Sorgue.) Ky detyrim, i njohur prej autoriteteve laike e kishtare, pat jetë të shkurtër, midis shekullit XV e XVI. Në ato kohë Sorgue mbahej si më me shumë peshq se çdo lumë tjetër. Kuptimi i jetëshkurtësisë dhe i të vdekshmes i bashkëlidhur me atë formë të veçantë të pushtetit mbretëror më vonë të shfuqizuar, rikujton për analogji mbretin e verrishtës te trillimet herderiane e gëtiane. - Johann Gottfried Herder, 1744-1803, shkrimtar gjerman. Teolog, filozof, poet e kritik. Ai ushtroi një influencë të madhe mbi letërsinë gjermane (formimi i Sturm und Drang, Stuhi e Sulm, një nga lëvizjet më të rëndësishme kulturore gjermane, 1765 - 1785) dhe mbi Gëten në veçanti.
verrishte, pyll me verra.
No comments:
Post a Comment