Fqinjë të mirë
Ne kemi përsëritur krejt vetëm mësimin për fluturimin e prindërve tanë. Nxitimi i tyre për t’u larguar nga ne s’kishte shoq veçse ethen e tyre për t’u ndodhur sërish çift, për të ribërë dyshen arrogante që ata arrinin të formonin veçmas; asgjë veç atë. Braktisjen e fateve tona, e disfatës së tyre? Ata nisen, ne kuptuam se në vend që të na lëshonte drejt përpara, mësimi i tyre nxiste dobësinë tonë, mbahej në dy pika, përmbajtja e të cilave, nga një kohë në tjetrën, kishte ndryshuar. Arti që lind nga nevoja, në çastin kur nevoja mënjanohet, është një gjallesë që përkon midis malit e zogut.
_________________
No comments:
Post a Comment