Sunday, September 14, 2008
Të marrët
Nga hija ku qëndronim, gishtërinj lidhur, pa ushqim, ne shquanim rruzullin e ngjyrosur prej frutave që ishin më shumë të aftë për të rrëshqitur jashtë gjetheve. Pjekja e tyre gëlonte nga trupi i pemëve, duke lavdëruar emrat që shfaqeshin me më shkëlqim. Prania jonë, e ngulur aty, largonte konkurrentët. Këto fruta, si të përçmuara do të zbritnin deri në kalbëzimin e tyre të fundit përballë dashurisë sonë të pacipë që ato nuk kishin ditur as mundur t’ia dilnin mbanë.
_______________
“Nga hija ku ne qëndronim”. Kur thotë ”ne”, Char nuk e përdor shumësin për të treguar se po flet në emër të qenieve që janë përreth tij (fidanë, lule, kafshë) e për vetveten bashkë me to, si për një të tërë që formojnë së bashku, në atë çast e në vijimësinë e tyre jetësore. Në këtë rast, përkundrazi është fjala për çiftin burrë-grua (Adami-Eva), për degjenerimin progresiv të marrëdhënieve të tyre: mynxyra e çiftit modern.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment