Thursday, September 4, 2008


Uri e kuqe


Ti ishe e marrë.

Sa e largët është kjo!

Ti vdiqe, me gishtin para gojës.
Në një lëvizje fisnike,
Për ta prerë shkurt shfrimin;
Në diellin e ftohtë të një ndarjeje të blertë.

Ti ishe aq e bukur sa askush s’e vuri re vdekjen tënde.
Më vonë, ishte natë, ti nisesh për rrugë me mua.

Lakuriqësi pa mosbesim,
Gjinj të fikur nga zemra jote.

I patrazuar në këtë botë të rastit,
Njëri që të pat shtrënguar në krahët e tij,
u ndal në tavolinë.

Qofsh mirë, ti nuk je.
_______________
Përkujtimi i një motre të René Char, Julia. Por, në të njëjtë kohë ka ndodhur dhe zhgënjimi për fundin e Rezistencës.

No comments: