Sunday, September 7, 2008
Duroj një dhimbje
Fragment nga "Poema e bërë pluhur"
Mos e lër kujdesin të qeverisë zemrën tënde me këto brishtësi të afërta me të vjeshtës, që i japin asaj ritmin e patrazuar dhe grahmën e butë. Syri është i gatshëm të rrudhoset. Vuajtja njeh pak fjalë. Parapëlqen të përkulë pa çmim: Ti do ëndërrosh për të nesërmen dhe ty krevati do të bëhet i lehtë. Ti do ëndërrosh që shtëpia jote nuk ka më dritare. Ti je i paduruar për t'u bashkuar me erën, me erën që përshkon një vit brenda një nate. Të tjerët do të këndojnë bashkimin harmonik, trupat që nuk mishërojnë më veç magjinë e orës me rërë. Ti do fajësosh mirënjohjen që përsëritet. Më vonë, ty do të identifikojnë me ndonjë vigan të shpërbërë, zot të së pamundurës.
Megjithatë
Ti nuk ke bërë veç ke shtuar peshën e natës. Je rikthyer te peshkimi i ndaluar, në vapën e egër pa verë. Ti tërbohesh ndaj pasionit tënd kur një miqësi turbullohet thellë. Ëndërron për një shtëpi të shkëlqyer që nuk do ta shikosh kurrë ta ngresh. Kur do të jetë fryti i greminës? Por ti ke shpuar sytë e luanit. Ti beson të shohësh të kalojë bukurinë sipër livandave të zeza... Çfarë të ka ngritur lart, edhe një herë akoma, pak më lart, pa të bindur? Nuk ka vend të dëlirë.
___________________
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment