Tuesday, September 9, 2008

Unaza e njëbrirëshit

Ai qe ndjerë i hedhur përtokë e vetmitar në skaj të yllësisë së tij
që në hapësirën e kalitur s’ishte veç një qytet i vocërr e i ftohtë.
Kush e kush ta pyeste: “E keni takuar atë më së fundi? Më së fundi jeni i lumtur?”
Ai nuk begenisi të përgjigjej dhe copëtoi një gjethe kulpre.
________________
Subjekti është marrë nga Orioni vepër dramatike e Ercole Luigi Morselli. Orioni (gjuetari), sipas mitologjisë greke, vigan i famshëm për bukurinë e zotësinë e tij në gjueti. Artemisa e shndërroi atë në yllësi. Në këtë rast është fjala për njëbrirëshin, kafshë përrallore, e pranishme te kafsharët e mesjetës, (gladiatorët që ndesheshin me kafshët), që mundi të joshej vetëm prej një virgjëreshe të vendosur në një pyll, e më pas i zënë rob. Këtu kemi të bëjmë me një ripunim të lirë të përrallës, ku ndjehet edhe prania e mahnitjes së serisë së qilimave me punime nga “Gjuetia e Likornit”, sot të ruajtura në Muzeun Metropolitan të Neë York-ut, e në veçanti nga “Likorni rob”; si edhe një zvetënim i mitit të vërtetë, të vetë Orionit, i cili i dashuruar me të gjitha motrat Plejadat, i ndoqi për pesë vjet rresht, derisa ato nuk qenë shndërruar ende në pëllumba e pastaj në yje, ashtu siç ishte dhe një gjurmues kokëmushkë bashkë me qenin e tij.
“Unaza” - është në të njëjtën kohë ylli, martesa dhe burgu.

No comments: