Sunday, September 14, 2008

Vjetërsi

Tani që dukuritë mashtruese, pasqyrimet e stërpikura shumohen para syve, gjurmët tona të dikurshme bëhen vërtetësisht vendqëndrimet ku ne jemi gjunjëzuar për të pirë. Një kohë pafund s'kishim qarkulluar e therur veç për të kapur tiparet e një aventure të zakonshme. Ja tani në erën e egër shenjat tona jetëshkurtra gjejnë, nën humus, realitetin e këtyre vazhdave të pluhurosura që zgjojnë një pranverë mbas vetes.
_______________

No comments: