Monday, August 25, 2008

Zotërimet e jashtme

Midis gjithë asaj që shkruhet larg nga vëmendja jonë, pafundësia e qiellit, me sfidat e tij, rrokullisjet e tij, fjalët e panumërta, s’është veç një frazë pak më e gjatë, pak më ulëritëse se të tjerat.
Ne e lexuam atë rrugës, me fragmente, me sy të lodhur ose të sapolulëzuar dhe i dhamë kuptimit të saj atë që na u duk në mëdyshje dhe e varur nga vetë orientimi ynë. Kështu ne e gjejmë natën të ndryshme, jashtë mishit të saj e tonit, më së fundi në mënyrë solidare të përgjumur e rrezatuese të ëndrrave tona. Këto vijnë vërdallë, hallakaten pa e provuar prangosjen. Nuk pushojnë kurrë së qeni kështu.
____________________

No comments: