Thursday, August 28, 2008

Veriu

Unë kam shëtitur në bregun e Çmendurisë
Kërkesave të zemrës sime,

Nëse ajo s’i deklaronte,
Shoqja ime u dorëzohej,
Kaq krijuese është mungesa.
E sytë e saj në zbaticë si Nili vjollcë,
Dukeshin se numëronin pafund pengjet e tyre duke u zgjatur
Teposhtë guralecëve të freskët.
Çmenduria kreshpëronte xunkthet e gjata me majë.

Diku ky lumë jetonte jetën e tij të dyfishtë.
Ari mizor i emrit të tij befas pushtues
Vinte t’i dorëzonte betejën fatit armiqësor.
___________________
Titulli i referohet një rregulli yjor dhe jo një rregulli gjeografik. “bregu i çmendurisë”- Çmenduria është emri i një lumi, që e ka prejardhjen nga rryma e tij gjarpëruese, e paqëndrueshme, e çuditshme.

No comments: