Tarafi i memecit
Gurët shtrëngonin njëri-tjetrin në bedenat e kalasë e njerëzit ushqeheshin me myshkun e gurëve. Nata e thellë mbarte pushkë e gratë nuk lindnin më. Poshtërimi kishte pamjen e një gote uji.
Unë jam bashkuar me guximin e disa njerëzve, kam jetuar dhunshëm, pa u plakur, misteri im midis tyre, kam fërgëlluar nga jeta e gjithë të tjerëve, si një barkë e papërmbajtur përmbi thellësitë e ndara.
______________
“Tarafi i memecit”- është rifillimi i një motivi: kushtet njerëzore në kohën e Rezistencës, për të cilën Char ka dëshmuar para së gjithash te “Gjethe hipnoze”.
“mbarte pushkë”, djemtë mobilizoheshin ushtarë.
“gotë uji” aludim për Vichy, stacioni i ujërave termale e vendi i qeverisë kolaboracioniste të Philippe Pétain.
Monday, August 25, 2008
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment