Thursday, August 28, 2008

I thur lavdi Giacometti

Në këtë fund mbasdite të prillit 1964, shqiponja e vjetër despote, kovaçi i gjunjëzuar, nën renë flakëruese të fyerjeve të tij (punën e tij, d.m.th. vetveten ai s’pushoi së fshikulluari me fyerje ), me zbuloi mu mbi shtrojën e studios së tij, dukja e Karolinës, modelja e tij, fytyrën e pikturuar mbi pëlhurën e Karolinës - pas shumë çjerrjesh, plagësh, blanash? - fryt pasioni midis gjithë objekteve të dashurisë, fitimtar i gjigantizmit të shtirë të eshtrave të mbledhura të vdekjes, dhe gjithashtu i copëzave ndriçuese të sapondara, nga ne të tjerët, dëshmitë e tij kalimtare. Përtej folesë së tij të dëshirës dhe mizorisë. Ai reflektonte këtë fytyrë të bukur, pa të dikurshmen që do të vriste gjumin, në pasqyrën e pamjes sonë, tejçues kalimtar i përbotshëm për gjithë sytë e ardhshëm.
___________________
Alberto Giacomettii, 1901­-1966”, skulptor e piktor zviceran. Në Francë, qysh prej vitit 1921, ai qe një kohë surrealist. Personazhet e tij prej bronzi janë fijezorë dhe të shqetësuar.
“Tejçues kalimtar i përbotshëm”- thuhet për atë që, nga përkatësia e veçantë e grupit të gjakut, mund të marrë dhe sipas radhës t’u japë gjak e individëve të grupeve të tjera.

No comments: