Fundi i madhështive
I këndellur nga mirësia e një fryti dimëror, futa zjarrin në shtëpi. Qytetërimi i shtrëngatave pikonte në strehën e çatisë. Unë do mund me nge të urrej traditën, të ëndërroj për brymën e kalimtarëve mbi shtigjet pak grindavece. Por kujt t’ia besosh fëmijët e mi të palindur kurrë. Vetmia ishte e zhveshur prej aromave të saj, flaka e bardhë humbiste duke mos lëshuar nga ngrohtësia veç gjestin e vdekur.
Pa madhështi kapërceva këtë botë të murosur. Do ta doja pa pallto atë që dridhej nën mua.
___________________
No comments:
Post a Comment