Mëngjarashi
Nuk na qetëson asgjë kur ecim duke mbajtur një dorë, lulnajën e rrezikshme të mishit të një dore. Errësimin e dorës që na shtyn e na heq zvarrë, të pafajshëm gjithashtu, dorën erëmirë ku ne shtohemi e ruajmë burimet, që s’na largon përroskën e gjembin, zjarrin e parakohshëm, rrethimin i njerëzve, këtë dorë të dashur mbi çdo gjë, që na heq dyfishimin e hijes në ditën e muzgut. Në ditën që shkëlqen përmbi muzgun, pragu i trazuar i grahmës së saj.
__________________
“Mëngjarashi”- Sipas marrëveshjes së vjetër, por jo gjithmonë e kudo, dora e majtë do të ishte dora e zemrës.
No comments:
Post a Comment