Thursday, August 28, 2008


Nudo e humbur

Do të marrin degëza ata qëndrueshmëria e të cilëve di ta përdorë natën me nyje që i paraprin dhe pason vetëtimën. Fjala e tyre e kap ekzistencën e frytit të herëpashershëm i cili, duke u ndarë në llokma, e përhap atë. Ata janë fëmijët incestual të pjesës së prerë e të nënshkrimit, që e çuan në skaje rrethin e lulëzuar të poçes së grumbullimit. Egërsia e erërave i mban ende të zhveshur ata. Përballë tyre fluturon një push i natës së errët.
___________________

No comments: