Afërinat e Alsasës
Të kam treguar Gurin e Vogël, prikën e pyllit të tij,
qiellin që lind mbi degë,
Bollëkun e zogjve të tij gjuetarë zogjsh të tjerë,
Polenin dy herë të gjallë nën flakën e luleve,
Një kullë që e kanë ngritur tutje si pëlhura e anijes pirate,
Liqenin të ribërë djepi i mullirit,
gjumi i një fëmije.
Atje ku më la pa frymë rripi im i borës,
Nën çatinë e një shkëmbi laragan nga korbat,
Braktisa nevojat e dimrit.
Ne duhemi sot pa të përtejme e pa prejardhje.
Të zjarrtë a të shuar, të ndryshëm por bashkë,
Duke u mënjanuar nga yjet me natyrën për të fluturuar
pa arritur gjëkundi.
Anija merr rrugën drejt majës së detit bimor.
Zjarrefikur na merr në bordin e saj.
Ne qemë ngritur që para agimit në kujtesën e saj.
Ajo strehoi fëmijërinë tonë, stolisi moshën tonë të artë,
E ftuar, bujtinë shtegtuese, gjersa ne besojmë në të vërtetën saj.
__________________
“Guri i Vogël”- është një fshat i vogël afro 50 kilometra nga Reno. I mobilizuar në fillim të Luftës së Dytë botërore, R. Char, e pat njohur këtë vend në vjeshtën e 1939.
No comments:
Post a Comment