Monday, August 25, 2008

Perëndimi prapa vetvetes së humbur

Perëndimi prapa vetvetes së humbur, supozuar i gllabëruar, i pacënuar për hiç, jashtë kujtesës, shkulet nga shtroja e tij vezake, ngjitet pa regëtima, më në fund ngrihet dhe arrin vendin e takimit. Njolla shkrin. Burimet derdhen. E përpjeta e rrjedhës buçet. Dhe poshtë delta bleron. Kënga e kufijve shtrihet deri në pikëvrojtimin e luginës. Pak i kënaqur është poleni i verrishtave.
________________

No comments: