Thursday, August 28, 2008

Yvonne
Etja mikpritëse


Kush e dëgjoi atë ndonjëherë të ankohet?

Askush tjetër veç asaj s’do kishte mundur t’i pinte pa vdekur
të dyzet lodhjet,
Të presësh ku e ku më përpara ata që do të vinin më pas;
Sa ngrihej deri sa binte lëvizja e saj qe burrërore.

Kush ka gërmuar pusin dhe ka ngritur përpjetë ujin e shtrirë
Rrezikon zemrën e tij me hapjen e duarve të veta.
________________
Yvonne Zervos - kujtimit të saj, aktivitetit të saj të palodhur frymëzues e veprues në dobi të artit. Vetëmohimit e bujarisë së saj, “etja mikpritëse”, “dyzet lodhjet”. I dedikohet një Homazh me përmbajtje dëshmish të ndryshme nga artistë e miq._Munguese në janar 1970, ndërsa bëhej gati të plotësonte ekspozitën, të ideuar e parapërgatitur prej saj, të punëve të Pablo Picasso të viteve 1969 - 70, pastaj të përmbushur në maj - tetor po të vitit 1970 në Pallatin e Papëve të Avignon.

No comments: