Te portat e ajrit
Kohë e lumtur. Çdo qytet ishte një familje e madhe që frika e bashkonte; kënga e duarve në punë dhe nata e gjallë e qiellit e ndriçonin. Poleni i shpirtit ruante anën e tij të dëbimit. Por e tashmja e pandërprerë, çasti i kaluar, nën lodhjen e fortë, i zhduknin parapetet. Ecje me pahir, kohë pas kohe. Fëmijë të rrahur, kashtë e praruar, burra të qelbur, të gjithë në rrotë! I pikëzuar nga bletë hekuri, trëndafili në lot ka çelur.
___________________
Kohë pas kohe (terme epars) - përfshin një mohim, një shpërndarje. "Terme epars", (kufi i papërcaktuar, i shpërndarë) është kondensimi i mesazheve, gjasave, nënkuptimeve të një tërësie, tërësi, që na ikën, na vidhet, por që e ndjejmë dhe e kërkojmë ta bëjmë tonën gjatë përvojës sonë; që na zbulohet, herë pas here, në mënyrë të ndërprerë, sipas rregullit të vetëtimës, por që priret drejt tërësores. Shenja dalluese, pra, këtu ka ndryshuar: nga shpërndarja te mënyra e ndërprerë aluzive (e tërthortë), te bollëku i një pranie të fshehur, që është kudo dhe kurdoherë, por që na zbulohet vetëm herë pas here, pra, me kufij të shpërndarë, si në kohë ashtu edhe në hapësirë, si një nxitje e thirrje. Për Char ëndrra, bota e ëndrrave nuk përmban rrënjën e realitetit, ngjitur, fqinj, të atij që ne e perceptojmë të gjallë. Vija e ndarjes, e paqartë, e pasigurt, që na vidhet e arratiset, ("terme epars") është "vendi" ku formohet poezia.
Sunday, September 7, 2008
Duroj një dhimbje
Fragment nga "Poema e bërë pluhur"
Mos e lër kujdesin të qeverisë zemrën tënde me këto brishtësi të afërta me të vjeshtës, që i japin asaj ritmin e patrazuar dhe grahmën e butë. Syri është i gatshëm të rrudhoset. Vuajtja njeh pak fjalë. Parapëlqen të përkulë pa çmim: Ti do ëndërrosh për të nesërmen dhe ty krevati do të bëhet i lehtë. Ti do ëndërrosh që shtëpia jote nuk ka më dritare. Ti je i paduruar për t'u bashkuar me erën, me erën që përshkon një vit brenda një nate. Të tjerët do të këndojnë bashkimin harmonik, trupat që nuk mishërojnë më veç magjinë e orës me rërë. Ti do fajësosh mirënjohjen që përsëritet. Më vonë, ty do të identifikojnë me ndonjë vigan të shpërbërë, zot të së pamundurës.
Megjithatë
Ti nuk ke bërë veç ke shtuar peshën e natës. Je rikthyer te peshkimi i ndaluar, në vapën e egër pa verë. Ti tërbohesh ndaj pasionit tënd kur një miqësi turbullohet thellë. Ëndërron për një shtëpi të shkëlqyer që nuk do ta shikosh kurrë ta ngresh. Kur do të jetë fryti i greminës? Por ti ke shpuar sytë e luanit. Ti beson të shohësh të kalojë bukurinë sipër livandave të zeza... Çfarë të ka ngritur lart, edhe një herë akoma, pak më lart, pa të bindur? Nuk ka vend të dëlirë.
___________________
Bëre mirë që u largove, Arthur Rimbaud!
Tetëmbëdhjetë vjetët e tua kundërshtuese ndaj shoqërisë, ligësisë, gomarllëkut të poetëve të Parisit, ashtu si ndaj zukatjes së bletëve të familjes ardenase pak të çvidhosur, ti bëre mirë që i hallakate në erën e vrullshme, që i flake mbi thikën e gijotinës së tyre të paturpshme. Ti ke pasur të drejtë për të braktisur bulevardin e kërmijve, baret popullore të pisse-lyres, për ferrin tënd të shtazëve, për tregtinë e finokëve dhe tungjatjetën e njerëzve të thjeshtë.
Ky vrull absurd i trupit e i shpirtit, kjo gjyle topi që arrin shenjën e saj duke e copëtuar atë, po, është atje jeta e një njeriu! S'mundesh, në mbarim të fëmijërisë, përjetësisht të mbysësh gjitonin tënd. Nëse vullkanet ndryshojnë pak vendin, llava e tyre përshkon zbrazëtirën e madhe të botës dhe i shpie asaj virtytet që këndojnë në plagët e saj.
Fragment nga, "Egërsi e mister".
______________________
Familja ardenase, është në Francë qarku i Ardennes, mbi lumin Mëz (la Meuse), që përshkon Francën, Belgjikën, Hollandën (950 km). Në këtë qark ndodhet lokaliteti i Charleville-Mézières, pikërisht vendlindja e Rembosë. Vendndodhja e familjes Rembo.

Friday, September 5, 2008
Rodin
Këta këmbësorë unë i kam shoqëruar gjatë. Ata më paraprinin ose lakadridheshin, duke belbëzuar e duke u lëkundur në sajë të një shakulline që i mbante orë e çast në shenjë. Ata, pak kishin dëshirë të arrinin në port e në det, për t’iu nënshtruar trillit të egër të armikut. Sot lira me gjashtë korda e dëshpërimit, që këta burra formonin, ka nisur të këndojë në kopshtin mbushur me mjegull. S’ishte e pamundur që Ëstaku, besniku, fantastiku, ta ketë paraparë rrjedhën e tij të vërtetë, e cila nuk mendohej në çastin e llahtarës, por në murmurimën e mbytur brenda një trupi të palëkundur.
___________________
Teksti i referohet “Qytetarët e Calais”, grup skulpturor i përfunduar nga Auguste Rodin në 1886 nën kujdesin e bashkisë. Rodin frymëzohet mbi të gjitha nga faqet e kronikës së famshme të Jean Froissart, që rrëfejnë një episod të famshëm të Luftës së Viteve Njëqind. Ushtria e mbretit të Anglisë Edoardo lll, mbajti të rrethuar qytetin e Calais. Ky iu kthye përsëri urisë pa asnjë shpresë ndihme nga jashtë. Në këmbim të paprekshmërisë e të lirisë së banorëve, të detyruar të dorëzoheshin, Eduardi i lll, kërkoi që gjashtë persona të shquar të Calais t’i paraqiteshin atij kokëjashtë, të zbathur, me një litar në qafë, për t’i dorëzuar çelësat e qytetit e të kështjellës. I pari e pranoi sakrificën qytetari më i pasur, Eustache de Saint-Pierre. Pesë të rangut të tij iu bashkuan atij, e të gjithë bashkë morën për në vijat armike, të vetëdijshëm për fatin që i priste: kokëprerja e menjëhershme. Ky ishte në fakt vendimi i mbretit anglez, në kundërshtim me ndërhyrjet e shpurës së tij e të vetë mbretëreshës. Në fund, lutjet e të qarat e bashkëshortes, që priste një fëmijë, thyen vrazhdësinë e Edoardo lll.
Ky episod është marrë nga disa variante, që e forcojnë efektin dramatik. Në një nga punët teatrale më të shquara të Georg Kaiser, Die Bürger von Calais (qytetarët e Calais, 1917), dhe në disa faqe të studimit mbi Rodin, që ka bërë Rainer Maria Rilke. Kopshti i përmendur në tekst është ai i Muzeut Rodin të Parisit.

Gjumë në Lyperkalet
Të neveritur nga dita, të fshirë nga vështrimi ynë që ishte mundësia e tyre frytdhënëse, të ndaluarit e famshëm vinin me nxitim një nga një, pastaj me shumicë, si bankat tregtare të falimentuara në vendin e largët, që do riktheheshin në jetë duke kaluar marramenthi nga streha e tyre në tonën.
Ne mjaftoheshim, në shkëndijën e zjarrit të mesditës, të ndërtonim, të vuanim, të ndanim së bashku, të dëgjonim të regëtinte revoltën tonë, ne tani do të duronim, por durim në lebeti, duke u shkrirë me festën e duke besuar një kohë të gjatë suksesin e këtij rebelimi, pa marrë parasysh shuarjen e tij të menjëhershme.
Shkëlqimet e rinisë sonë, shkëlqime të ngjashme me të hardhucave vezulluese të nxjerra nga gjumi i tyre i zgavrave dredha-dredha; që prej asaj kohe të paduruara të arrinin udhëtarin kryesor të cilit ata i mbeteshin solidar.
__________________
Gjumë në Lyperkalet- Lyperkalet janë festat që bëheshin në Romën e lashtë, për nder të perëndisë Lupercus. Festa flijimi e spastrimi, më shumë të përgjakshme e të pasura. Të kujtojnë Saturnalet, festa më të harbuara gjatë të cilave skllevërit gëzonin më shumë liri, të përkohshme e të rrezikshme.

Tejzgjatje
Për çfarë vuan ti? Sikur të zgjohej në shtëpinë pa zhurmë ndikimi i një fytyre që një pasqyrë therëse arrinte ta mpikste. Sikur ti të çoje drejt grykës së tendosur tryezën antike me frutat e veta, kur llamba e sipërme e flakërimi i saj binin mbi një pjatë të errët. Sikur të ktheje përsëri në jetë ikjet në avullin e mëngjesit, në takim të rebelimit aq të shtrenjtë, ai që, më mirë se çdo shpirtmirësi, ka ditur të lehtësojë e të edukojë. Sikur të ndëshkoje, ndërsa e dashura jote fle, portën e lartë e rrugën që të çon aty.
Për çfarë vuan ti?
Për jorealen e pacënuar brenda reales së rrënuar. Për kthesat e saj të kuturisura rrethuar me thirrje e gjak. Për atë që ishte zgjedhur e nuk qe prekur, për bregun e kërcimit në tokën e fituar, për të tashmen moskokëçarëse që zhduket. Për një yll që i çmendur është afruar e që do të vdesë përpara meje.
________________
“Tejzgjatje” - zgjatje e një fenomeni (ndriçues, magnetik, etj.) pas zhdukjes së shkakut që e ka provokuar atë. Karakteristika e disa ndjesive për të mbijetuar mbasi ngacmimi është zhdukur. Tejzgjatje e imazheve pamore.

Subscribe to:
Posts (Atom)