Shërbyesja
Ti je dhe një herë akoma qiriu ku rrëzohen terrinat përreth një kryengritësi të ri. Ti, mbi të cilën ngrihet një kamxhik, që tërbohet në kthjelltësinë tënde që qan.
_______________
Thursday, September 4, 2008
Uri e kuqe
Ti ishe e marrë.
Sa e largët është kjo!
Ti vdiqe, me gishtin para gojës.
Në një lëvizje fisnike,
Për ta prerë shkurt shfrimin;
Në diellin e ftohtë të një ndarjeje të blertë.
Ti ishe aq e bukur sa askush s’e vuri re vdekjen tënde.
Më vonë, ishte natë, ti nisesh për rrugë me mua.
Lakuriqësi pa mosbesim,
Gjinj të fikur nga zemra jote.
I patrazuar në këtë botë të rastit,
Njëri që të pat shtrënguar në krahët e tij,
u ndal në tavolinë.
Qofsh mirë, ti nuk je.
_______________
Përkujtimi i një motre të René Char, Julia. Por, në të njëjtë kohë ka ndodhur dhe zhgënjimi për fundin e Rezistencës.
As i përjetshëm as i përkohshëm
O grurë i blertë në një tokë që nuk ka djersitur ende, që veç ka fërgëlluar nga të ftohtit! Në distancën fatbardhë nga diejt e ngutur prej qëllimeve të jetës. Rrafsh me tokën nën natën e gjatë. E vaditur nga uji me nuancën e tij të shkëlqyeshme. Për roje e për ushqime dy kama te kryet: laureshën, zogun që rri, korbin, shpirtin që ngulitet.
__________________

Shtresa ngjyrë okër
Nëpër një tokë kafe e pjerrësish të kuqërreme ne dilnim në rrugë. Timoni i dashurisë nuk na kapërcente, nuk dilte më fitimtar mbi ne. Ti hape dorën tënde e më tregove aty vizat. Por nata shtohej atje. Unë lëshova xixëllonjën e imët mbi vijën e jetës. Vite rrëzimesh ndriçuan papritur nën këtë llambë të gjallë e të vyshkur nga ne.
_________________

Ngadalësia e së ardhmes
Mbi sa e sa dogma e akull duhet të kacavirresh për të gëzuar fatbardhësinë e që të zgjohet kuqërrimi mbi gurin e krevatit.
Midis atyre e meje ishte prej shumë kohësh si një gardh me shkurre, ku na lejohej të mblidhnim murriza të lulëzuar e t’i dhuronim ata. Asnjëherë më larg se dora e krahu. Ata më donin e unë i doja ata. Kjo pengesë për erën, ku rrëzohej gjithë forca ime, cila ishte? Një bilbil ma zbuloi atë, e pastaj një kërmë.
Vdekja në jetë është e papërputhshme, është e neveritshme;
vdekja me vdekjen është e arritshme, s’është asgjë, një bark frikacak zvarritet aty pa fërgëlluar.
Unë përmbysa murin e fundit, atë që rrethonte endacakët e borërave,
dhe shikoj - o prindërit e mi të parë - pranverë e shandanëve.
Forma jonë tokësore s’është veçse dy të tretat e një gjuetie të pandërprerë, një pikë, e përpjeta.
________________

Tuesday, September 2, 2008
Gjykimi i tetorit
Faqe më faqe dy të mjera në rrënimin e tyre të ngurosur;
Ngrica e era s’i kanë stërvitur aspak ato, i kanë harruar;
Fëmijë të mjedisit memec.
Të rëna nga stinët kapërcyese e të rrasura aty në këmbë.
Kurrfarë buzësh për t’i zhvendosur ato, ora vërtitet.
S’do të ketë as përdhunim, as mllef.
E kush ecën kalon pa një shikim ndaj tyre, ndaj nesh.
Dy trëndafila të biruar thellë nga një unazë
Vënë pak guxim në habinë e tyre.
Humb jeta nga tjetër gjë veçse nga gjembat?
Edhe nga lulja, ditët e gjata e kanë ditur këtë!
Edhe dielli ka pushuar së qeni ai i fillimit.
Një natë, fund dite, gjithë rreziku, dy trëndafilat,
Si flaka nën mbulesë, faqja pranë faqes e vret atë._

Subscribe to:
Posts (Atom)